SHBA shton sanksionet ndaj Penianit,
gati sistemi anti-raketë Thaad

SHBA shton sanksionet ndaj Penianit,<br />gati sistemi anti-raketë Thaad
 SHBA do të shtojë sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe do të rritë masat diplomatike që synojnë të bëjnë presion ndaj Kim Jong-un  për t'i dhënë fund programeve bërthamore.

"Shtetet e Bashkuara kërkojnë stabilitet.Ne mbetemi të hapur ndaj negociatave drejt këtij qëllimi, por mbetemi të përgatitur për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë" thuhet në deklaratën e përbashkët e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Dan Coats.


Duke folur para Kongresit komandanti i Komandës së Paqësorit të SHBA  Harris  tha se sistemi mbrojtës i instaluar në Korenë e Jugut Thaad do të ishte operativ në ditët e ardhshme për të qenë në gjendje për të mbrojtur më mirë Korenë e Jugut  ndaj kërcënimit në rritje  që vjen nga  Koreja  Veriut.

Kina përshëndeti  faktin që SHBA është e hapur për negociata por shprehu kundërshtimin për sistemin raketor të vendosur në fqinjin jugor.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë