SHBA, shuhet një ditë pas vdekjes
së vajzës aktorja Debbie Reynolds

SHBA, shuhet një ditë pas vdekjes<br />së vajzës aktorja Debbie Reynolds
Aktorja amerikane, Debbie Reynolds, është ndarë nga jeta një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, Carrie Fisher.

Aktorja 84-vjeçare, ishte dërguar nga familjarët në spitalin e Los Angeles gjatë ditës së djeshme prej disa shqetësimeve shëndetësore dhe në orët e para të
mëngjesit të sotëm është ngarë nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër.

Reynolds njihet në të gjithë botën për performancës e saj në filmin e vitit 1952, “Singing in the Rain”.

Një ditë më parë edhe vajza e saj, Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj si “Princeshë Leia” në filmin “Lufta e Yjeve”, u nda nga jeta pas një infarkti në
zemër, të cilin e pësoi gjatë kohës që ishte duke udhëtuar me avion. Ajo humbi jetën një javë më pas në moshën 60-vjeçare.

“Ajo është tashmë me Carrie dhe jemi të gjithë zemërthyer”, është shprehur për AFP-në djali i aktores, Debbie Reynolds, Todd Fisher.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota

Zgjedhjet në Himarë, s’lejon votuesit me ID të skaduar, Omonia akuza Ramës: Mbi 6 mijë zgjedhës privohen nga vota