SHBA, skandale seksuale në skuadrat olimpike. Doktori Larry Nassar, abuzues me mbi 350 gjimnaste

SHBA, skandale seksuale në skuadrat olimpike. Doktori Larry Nassar, abuzues me mbi 350 gjimnaste

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka nisur një hetim mbi abuzimin seksual në sportet olimpike të vendit, duke u përqëndruar në të metat e sistemit.

Sipas ‘Wall Street Journal’, hetimet, të cilat do të përqendrohen në skuadrën olimpike amerikane të gjimnastikës, janë rezultat i skandalit të Larry Nassar. Ky i fundit, asokohe doktor në ekipin e gjimnastikës, abuzoi me mbi 350 gjimnaste, midis viteve 1996 dhe 2014, duke përfshirë kampionet olimpikë Gabrielle Douglas, Aly Raisman dhe Simone Biles.

Shumica e viktimave, të të dy gjinive, ishin të mitur.

Nassar u arrestua dhe u akuzua për pornografi ndaj fëmijëve dhe për dhunë seksuale. Ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi u deklarua fajtor.

Departamenti i Drejtësisë aktualisht po studion "mangësitë, në kuptimin më të gjerë të fjalës, në sistemin olimpik.

Gazeta ‘Wall Street Journal’ shkruan se prokurorët tashmë kanë dëgjuar dëshmitarë dhe kanë mbledhur dokumente nga Qendra amerikane për Safesport, një organizatë e krijuar dy vjet më parë për të trajtuar raportet e abuzimit në sportin amerikan.

I pyetur, Komiteti Olimpik i SH.B.A.-së (USOPC) nuk e konfirmoi këtë informacion. "Çdo rast në lidhje me abuzimin e mundshëm të sportistëve meriton një hetim të plotë, ne u jemi përgjigjur të gjitha kërkesave të qeverisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë," tha zëdhënësi Mark Jones.

Në fund të korrikut, dy senatorë, Jerry Moran dhe Richard Blumenthal, kishin paraqitur një projekt-ligj për të forcuar kontrollin e kongresit mbi Komitetin Olimpik Amerikan.

Disa federata olimpike amerikane janë tronditur nga një seri skandalesh të abuzimit seksual për më shumë se një dekadë. Ekipet taekwondo, not, patinazhi dhe xhudo, gjithashtu kanë qenë subjekt i akuzave serioze për abuzim seksual.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!