SHBA - Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza penale kundër Edward Snowden i cili zbuloi detaje sekrete të agjencive amerikane të inteligjencës. Akuzat kundër ish-teknikut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë përfshijnë spiunazhin dhe vjedhjen e pronës së qeverisë.

Në muajin maj Snowden iku në Hong Kong, pasi nxori detajet e një programi për të monitoruar komunikimet elektronike në internet dhe telefonat celularë. Gjithashtu burime qeveritare konfirmojnë se SHBA-ja ka përgatitur një kërkesë për ekstradimin e tij. Akuaza penale është parashtruar nga një gjykatë federale në qarkun lindor të Virxhinias dhe një urdhër arresti për të është lëshuar nga autoritet amerikane. Secila prej akuzave mbart një dënim maksimal prej 10 vjet burg.

Një korrespondent i BBC-së në Washington thotë se ky veprim tregon se sa seriozisht administrata e SHBA-s po konsiderojnë çështjen. Zbulimet e sekreteve të CIA-s kanë qenë një goditje për administratën e presidentit Barack Obama.

Agjencia e Sigurimit Kombëtar ka mbrojtur përdorimin e programeve të përgjimit duke thënë se janë të rëndësishëme në sigurinë kombëtare dhe se janë përdorur nën një mbikëqyrje rigoroze duke respektuar privatësinë.
 
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)