SHBA,sot 16 vite nga sulmi terrorist
që ndryshoi të gjithë botën

SHBA,sot 16 vite nga sulmi terrorist<br />që ndryshoi të gjithë botën
Sot mbushen plot 16- vite që nga sulmi terrorist i 11 shtatorit mbi Qendrën Tregtare Botërore, një sulm që ndryshoi të gjithë botën.


Si sot 16 vite më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u goditën në zemrën e tyre, ku brenda 1 ore e 42 minutave, 3 mijë persona humbën jetën.
Goditja për superfuqinë e botës, u realizua nga 19 terroristë, të cilët arritën të rrëmbenin katër avionë, dy prej të cilëve goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, duke shkaktuar numrin më të lartë të viktimave të regjistruara ndonjëherë nga një sulm terrorist në SHBA.

Një  avion i tretë goditi ndërtesën e Pentagonit, një ndër institucioneve më të rëndësishme amerikane për sa i përket ushtrisë dhe shërbimeve të sigurisë.

I vetmi avion i cili nuk arriti të godiste objektivin e tij, ishte ai që u rrëzua në fushat e Shanksvillit në Pensilvani, ku si objektiv i terroristëve ishte goditja e një godine qeveritare në Uashington.

Pas tragjedisë në të cilën humbën jetën 3 mijë persona dhe i shkaktoi SHBA-ve një dëm ekonomik prej miliarda dollarësh, dyshimet për autorësinë e këtij sulmi ranë mbi sih-udhëheqësin e organizatës terroriste “Al Kaeda”, Osama Bin Laden.

Fillimisht Bin Laden e mohoi autorësinë e sulmit, por në 2004 ai do ta pranonte atë.

Sulmi terrorist më vdekjeprurës në historinë e Amerikës dhe të gjithë botës u realizuar nga 19 terroristë, ku 15 ishin me origjinë nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Libia dhe një tjetër nga Egjypti.

Sulmi terrorist i njohur si tragjedia e 9/11, shkaktoi jo vetëm humje të jetëve njerëzore dhe dëme ekonomike, por solli gjithashtu edhe një ndryshim të politikës amerikane, e cila për 16 vitet e fundit është fokusuar në luftën ndaj terrorizmit.

Trump shpall 11 shtatori “Dita e Patriotëve”
Presidenti Donald Trump ka shpallur 11 shtatorin si “Ditën e Patriotëve”.

“11 shtatori i 2001 do të mbetet në historinë e Amerikës si një nga ditët më tragjike të saj. Nëpërmjet dëshpërimit të paimagjinueshëm amerikanët e zakonshëm futën në historinë tonë, një ilustrim të mrekullueshëm të trimërisë, sakrificës për njërin- tjetrin dhe përkushtimin ndaj vlerave që ne ndajmë”, ka deklaruar presidenti i 45- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Tump.


[gallery]23853[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza