Sot në mesditë, anëtarët e Kongresit të 115-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kryejnë betimin e tyre.
 
Momentalisht Republikanët kanë një epërsi të vogël në kongres përballë Demokratëve, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë plotësisht nën kontrollin e tyre.
 
Gjatë kohës së mandatit të tyre, pritet të kërkohet zhbërja e shumë politikave të presidentit, Barack Obama.
 
Ndërkohë ato që pritet të preken më shpejtë janë reformat e mëdha si ajo e Sigurimeve Shoqërore dhe Ndihma Shëndetësore për të Moshuarit, reformë kjo që është trashëguar që prej kohës së presidentit Frenklin Roosevelt.
 
Ndërsa për sa i përket betimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump,do të bëhet më 20 janar në Shtëpinë e bardhë dhe do të administrohet nga kreu i Gjykatës së Lartë, John Roberts.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com