UASHINGTON - "Po vijojmë të ndjekim me shqetësim ngjarjet në Turqi dhe interesi ynë është ai i mbështetjes së fjalës së lirë dhe asamblesë, si dhe për të drejtën e të protestuarit paqësisht", pohon zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Caitilin Hayden.

"Besojmë – shton ai – që stabiliteti në terma afatgjatë i Turqisë është më mirë i garantuar nga liria themelore dhe liria e mediave. Turqia – përfundon zëdhënësi – është një vend aleat, mik i Shteteve të Bashkuara dhe presim që autoritetet turke mbështesin këto liri themelore”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)