SHBA/ Stopon sërish vaksina e Oksfordit, hetohet efekti i dyshuar te një vullnetar i testuar

SHBA/ Stopon sërish vaksina e Oksfordit, hetohet efekti i dyshuar te një vullnetar i testuar

Ka stopuar sërish vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe hedhur në prodhim nga Astra Zeneca.

SHBA, janë pezulluar për më shumë se një javë provat klinike pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po heton një efekt të mundshëm anësor të verifikuar te një nga vullnetarët që kanë marrë vaksinën gjatë fazës 3.

Edhe javën e kaluar, provat klinike të binjakëzimit britaniko-suedez u stopuan pasi një i testuar u shtrua në spital teksa u diagnostikua me infeksion të palcës kurrizore, që shpesh ndodh prej infeksioneve virale, por provat vazhduan pas pak ditësh pasi u vërtetua se efekti anësor nuk kishte si burrim vaksinën antiCovid.

Universiteti i Oksfordit, partneri i AstraZeneca në zhvillimin e vaksinave, pati deklaruar se reagimet anësore janë të pritshme në provat ku marrin pjesë një numër i madh vullnetarësh, në këtë rast rreth 30 mijë, kryesisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut

Ndryshe nga Europa, në Shtetet e Bashkuara, Institucionet rregullatore të barnave janë më hezitues për të rifilluar procesin e testimeve, që minimalisht pritet të nisin nga mesi i javës së ardhshme

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja