SHBA, stuhia 'Nate' shkakton 20
viktima në Amerikën Qendrore

SHBA, stuhia 'Nate' shkakton 20<br />viktima në Amerikën Qendrore
Stuhia tropikale “Nate” ka vrarë të paktën 20 njerëz në Kosta Rika ,Nikaragua dhe Honduras, përpara se të shkojë drejt veriut të SHBA.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të dy vendet e Amerikës Qendrore, ku mungojnë më shumë se 20 njerëz.

Stuhia ka shkaktuar shira të mëdha, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që po bllokojnë rrugët, duke shkatërruar urat dhe duke dëmtuar shtëpitë.

Në Kosta Rika, gati 400,000 njerëz janë pa ujë të rrjedhshëm dhe mijëra njerëz po flenë në strehimore.

Të paktën gjashtë vetë kanë vdekur në Kosat Rika, ndërsa katër të tjerë u vranë kur u zhvendos në veri, në Nikaragua.

Në Kosta Rika, të gjitha udhëtimet me tren u pezulluan dhe dhjetëra fluturime u anuluan të enjten.

Stuhia gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha infrastrukturës në Nikaragua.

Parashikuesit thonë se “Nate” do të fitojë forcë dhe do të bëhet një stuhi e kategorisë 1 përpara se të shkojë të dielën në bregun jugor të Shteteve të Bashkuara.

Kompanitë e naftës që operojnë në Gjirin e Meksikës thonë se po evakuojnë stafin nga platformat që shtrihen përgjatë rrugës së parashikuar të stuhisë.

Redaksia Online
a.dr./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion 

Sezoni turistik! Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, rreth 5.5 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 28 sportele në funksion