Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike

Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike

Ndërtesa të shkatërruara në Florida

Milton, stuhia e shekullit, zbriti në Florida pasditen e së mërkurës me orën lokale të shtetit amerikan, afër Siesta Key, si një stuhi e kategorisë së 3. Ajo që solli ishte e pritshme: qiej të nxirë, stuhi me shi, përmbytje dhe erëra të forta mbi 190 kmh.

Mbi 3 milionë shtëpi dhe biznese raportohet se kanë kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin. Deri tani raportohet për 9 viktima në disa zona të shtetit Florida, ndërkohë që operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende.

Janë të shumtë ata që kanë lënë banesat e tyre për tu larguar nga stuhia. Në qytetin Palmetto, pranë Tampas, qindra mijëra janë strehuar nëpër godinat e shkollave, si vendstrehime të sigurta.

Në St Petersburg, era arriti shpejtësi marramendëse, aq sa shkuli çatinë e një stadium bejsbolli.

Presidenti Joe Biden e cilësoi Milton si stuhinë e shekullit dy ditë më parë dhe se do të ishte më shkatërrimtari në 100 vite.

Edhe pse tashmë uragani Milton e ka kaluar tokën amerikane, sipas autoriteteve është ende e rrezikshme që të dilet jashtë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën