Një oficer policie mbeti i vrarë me thikë në SHBA ditën e sotme, pas një incidenti në një stacion transporti para Pentagonit. Autori i dyshuar u qëllua për vdekje nga forcat e rendit.
Selia e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, e cila ndodhet pak kilometra jashtë perimetrit të kryeqytetit të vendit, ishte të martën nën masa izolimi për disa orë pasi pati të shtëna. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë lidhje mes të shtënave dhe incidentit që la të vrarë policin.
Incidenti që la të vrarë policin ndodhi në platformën ku ndalet autobusi i sistemit urban Metrobus, i cili shërben për të dërguar punonjësit e Pentagonit në stacionet e metrosë, apo të linjave të rregullta të autobusëve. Kjo platformë ndodhet vetëm disa hapa larg ndërtesës së Pentagonit. Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.
Më herët të martën, Pentagoni njoftoi se ndërtesa është nën masa bllokimi “si rezultat i aktivitetit policor”. Agjencia përgjegjëse për sigurinë në këtë objekt, Agjencia e Forcave Mbrojtëse të Pentagonit, njoftoi pak para mesditës se skena e incidentit ishte nën kontroll.
Gjatë kësaj kohe, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Gjenerali Mark Milley, Shefi i Shtatmadhorisë, ishin në Shtëpinë e Bardhë për një takim pune me Presidentin Joe Bden./ VOA
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5490
Lajme të tjera
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
SHBA/ Republikanët akuzojnë Sorosin lidhur me hetimet ndaj Trump
22 Mars, 20:42
-
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, çfarë dihet deri tani
22 Mars, 17:39
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars, 12:16
-
Çfarë mendojnë amerikanët lidhur me hetimet ndaj Donald Trump?
22 Mars, 08:14
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
Banka e madhe zvicerane Credit Suisse u shpëtua me një mega kredi nga rivalja e saj në treg! Zgjidhje e mirë por që bart edhe rreziqe
21 Mars, 08:32
-
SHBA/ Çfarë ndodh nëse arrestohet ish-presidenti Donald Trump?
21 Mars, 08:13
-
Panda Gjigande Ya Ya së shpejti kthim në shtëpinë e saj
20 Mars, 17:12
-
SHBA stërvitje ushtarake të përbashkët me Seulin, Koreja e Veriut lëshon raketë drejt detit
20 Mars, 08:13
-
Pence: Aktakuza e mundshme ndaj ish-presidentit Trump "i ngjason një hetimi politik"
19 Mars, 22:59
-
20 vjet nga fillimi i luftës amerikane në Irak
18 Mars, 15:38