Shtatë persona u plagosën në Kentucky të SHBA, pasi një person hapi zjarr nga distanca drejt automjeteve që udhëtonin në autostradë.
Dy prej të plagosurve raportohet se janë dëmtuar për shkak të aksidentit me makinë nga kaosi që u krijua prej të shtënave.
Mbrëmjen e së shtunës (8 shtator) u raportua për disa të shtëna me armë në qytetin “Londër”, një provincë me 8 mijë banorë në Kentucky. Të shtënat vinin nga një pyll aty pranë dhe në shënjestër ishin shoferët e makinave që udhëtonin në rrugën kryesore.
Sipas Reuters, kryebashkiaku Randall Weddle i Londrës, tha në një postim në Facebook se 7 persona u plagosën, duke përfshirë disa që u qëlluan. Ai tha se deri më tani nuk është raportuar për vktima.
Menjëherë pas kësaj autoritetet janë vënë në ndjekje të një personi në afërsi të 30-ave, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar. Policia ka bllokuar qarkullimin në të dy drejtimet në autostradë pasi nuk e dinte se nga vinin plumbat.
“Ne jemi duke punuar për ta neutralizuar agresorin,” tha sherifi i zonës.
Autoritetet besojnë se ka pasur vetëm një sulmues dhe se ata nuk besojnë se të shtënat janë shkaktuar nga ndonjë sherr i momentit në rrugë, porse ka qenë e planifikuar.
Duke e konsideruar një akt dhune të pakuptimtë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi deri sa policia të arrestojë personin që ka qëlluar me armë dhe që përbën rrezik për jetën e njerëzve.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.9%
-
Jo
46.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet për vendet e huaja/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
NBA/ Golden State rikthehet të fitojë, Lakers zhgënjen pas katër ndeshjeve
29 Janar, 13:19
-
SHBA/ Bllokohet urdhri i Trump, ngriu fondet federale dhe grantet
29 Janar, 12:28
-
Nuk shkoi në gjyqin për masakrën e Gërdecit se 'ishte sëmurë dhe po ekzaminohej në SHBA', Mediu zbulon vetë gënjeshtrën: Më ftuan për inaugurimin e Trump, fola dhe për Berishën
29 Janar, 12:09