SHBA, sulm me armë në aeroport
5 viktima dhe 9 të plagosu

SHBA, sulm me armë në aeroport<br />5 viktima dhe 9 të plagosu
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi më armë në aeroportin “Fort Lauderdale” në Florida.

Ky është numri zyrtar i viktimave dhe të plagosurve nga sulmi i konfirmuar nga autoritetet vendase  e ndërsa dyshohet se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë. 

Nga të dhënat paraprake raportohet se vrasësi  është arrestuar.  Policia ka konfirmuar se kanë vënë në pranga autorin i cili është identifikuar si Esteban Santiago 26 vjeç. Santiago kishte veshur një T- shirt me mbishkrimin "Star Wars" si dhe kishte me vete një  një kartë identiteti ushtarake.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes shprehen për mediat e huaja se përpara se të hapte zjarr Esteban Santiago nuk ka thënë asgjë, por qëllimi i tij i vetëm ishin “kokat” e viktimave. 

Të shtënat me armë kanë ndodhur në terminalin numër  2, në zonën ku tërhiqen bagazhet. Gjithashtu mësohet se qindra pasagjerë janë evakuuar nga aeroporti.  Nuk dihet ende shkaqet e sulmit, por janë ngritur dyshime se ky mund të jetë një sulm terrorist.

Në lidhje me këtë ngjarje të tmershme ka reaguar edhe presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump. Nëpërmjet një postimi në Twitter Trump shkruan se është duke monitoruar situatën në Florida.
 
Sapo fola me guvernatorin Scott. Mendimet dhe lutjet shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave. Qëndroni të sigurt”, shkruan ai.

Mësohet se i pranishëm në aeroportin “Ft. Launderale”  ishte edhe ish-sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer. Në momenti e sulmit Fleischer ka shkruar në rrjetin social “Twitter”.

“Jam në Aeroportin Ft. Launderale. Ka të shtëna armësh. Të gjithë po ikin”, shkroi Fleischer.

sulmi ne aeropor te shba
(Autori i identifikuar si Esteban Santiago)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf