SHBA, sulm në një qendër tregtare,
një i vdekur, disa të plagosu

SHBA, sulm në një qendër tregtare,<br />një i vdekur, disa të plagosu
Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një qendër tregtare në Texas, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr.

Forcat e shumta në vendngjarje kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe janë venë në kërkim të një të dyshuar të dytë si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Ndërkohë dëshmitarët raportojnë se të shtënat janë dëgjuar  pranë zonës të dedikuar për fëmijët brenda qendrës tregtare.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave pasi sipas raportimeve të mediave lokale numri i viktimave mund të jetë dy.

Ndërkohë raportohet që shumë njerëz vazhdojnë të jenë brenda qendrës tregtare.

Nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg qendrës tregtare, pasi e ka mbyllur atë plotësisht në kërkim të të dyshuarit të dytë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme