SHBA sulm Sirisë, 59 raketa në
aeroportin ku nisi sulmi kimik

SHBA sulm Sirisë, 59 raketa në<br />aeroportin ku nisi sulmi kimik
'Asnjë fëmijë i Zotit nuk mund të vuajë atë horror që përjetuan sirianët e vegjël”.

Kjo fjali e Presidentit amerikan Donald Trump u pasua me një sulm historik ndaj bazave të Assad, nga ku u lëshuan armik kimike.

SHBA ka kryer në sulm me raketa kundër një baze ajrore siriane në përgjigje të sulmit kimik në Siri që i mori jetën 86 persona, midis tyre shumë fëmijë.
 
59 raketa  'Tomahawk goditën aeroportin 'Al Shayrat', ku sipas inteligjencës amerikane, ai është vendi ku nisi sulmi kimik. 
Ky është veprimi i parë i drejtpërdrejtë i SHBA kundër presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. 
 
Deri më tani si pasojë e kundër përgjigjes së SHBA kanë humbur jetën 5 persona, tre ushtarë dhe dy civilë si dhe kanë mbetur të plagosur shtatë të tjerë.
 
Por televizioni shtetëror sirian raporton se nga sulmi amerikan në bazën ajrore kanë mbetur të vrarë 15 persona ku mes viktimave 6 janë ushtarë dhe 9 civilë mes të cilëve edhe 3 fëmijë.

Sulmi është regjistruar në orën 2:30 sipas orës lokale.

Liderët botërorë vlerësuan aksionin e SHBA-së dhe i bënë thirrje Putin të zhvillojë bisedime urgjente me Trump, në mënyrë që të parandalohet Kriza në Siri e cila mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë botëror, ndoshta në një Luftë të Tretë Botërore.

Assad: Veprim i pamatur amerikan, shtojmë aksionet
"Aksioni amerikan ishte i pamatur, i papërgjegjshëm dhe qesharak. Ky agresion ka shtuar vendosmërinë e Sirisë për të goditur terroristët dhe të shtojmë ritmin e aksioneve" ishte ky reagimi i sotëm i presidentit sirian Bashar al-Assad pas sulmit amerikan.

Ajo që po bën Amerika nuk është gjë tjetër veçse një sjellje e papërgjeshme dhe idote, e cila dëshmon miopinë dhe verbërinë politike dhe ushtarake përballë realitetit”, shtoi Assad.

“Do t’i përgjigjemi agresionit”, u shpreh këshilltari politik i presidentit sirian Assad i cili gjatë një interviste tha se koordinimi mes aleatëve, Rusisë dhe Iranit do të vijojë.

Pentagoni: I njoftuam ruset per sulmin
Rreth 60 raketat amerikane të tipit Tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë.

SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA-së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit.

Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimimin e armëve kimike të Sirisë.

Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson.

Moska: Kundërpërgjigja mund të sjellë fundin e marrëdhënieve SHBA-Rusi
Viktor Ozerov,  kreu i Komitetit të Mbrojtjes të Rusisë në Këshillin e Federatës, u shpreh se sulmi i SHBA në Siri minon përpjekjet në luftën kundër ISIS. Sipas tij, kjo kundërpërgjigje mund të jetë shkak për prishjen e marrëdhënieve SHBA- Rusi.
 
"Putin gjithashtu beson se veprimet ushtarake të SHBA-së, do të lëndojnë raportet SHBA-Rusi dhe do të minojnë përpjekjet në lufitimin e terrorizmit, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

"Presidenti Putin konsideron se sulmet amerikane në Siri janë agresion ndaj një shteti sovran dhe shkelje e normave dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Peskov.

Putin gjithashtu beson se sulmet ajrore janë “përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtarë nga një numër i viktimave në mesin e popullësisë pasqësore në Irak”, 
ka thënë Peskov.

Lavrorv: Sulmi më kujton pushtimin e Irakut
Ndërsa ministri i jashtëm rus Lavrov u shpreh se sulmi i Pentagonit i kujton pushtimin në Irak në vitin 2003 i cili u ndërmor pa aprovimin e Këshillit të Sigurisë së OKB.

[gallery]21733[/gallery] 

Trump: Assad na injoroi, vrau njerëz të pafajshëm
Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.
Një ditë para sulmit në Siri, kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka dalë në një deklaratë për media ku u shpreh se se sulmi që i është bërë fëmijëve është e pafalshme.

Ai e ka sulmuar ashpër presidentin Bashar al-Assad duke e cilësuar si një diktator që i mori jetën njerëzve të pafajshëm.
 
"Bashkëqytetarë të mi, të martën diktatori Bashar al-Assad nisi një sulm të tmerrshëm kimik kundër civilëve të pafajshëm duke përdorur gaz nervor vdekjeprurës. Assadi u mori jetën burrave, grave dhe fëmijëve të pa shpresë. Kjo ishte një vdekje e ngadaltë dhe shumë brutale për shumë prej tyre. Edhe foshnjat u vranë mizorisht në këtë sulm. Asnjë fëmijë i Perëndisë nuk duhet të përjetoj një tmerr të tillë", u shpreh , u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping. 

Shumë shtete në krah të Donald Trump
Aksioni i SHBA i cili lëshoi 59 raketa mbi një bazë ajrore siriane ka marrë mbështetjen nga shumë shtete ndërkombëtare .
 
“Jemi me ju ,Izraeli mbështet plotësisht vendimin e presidentit Trump” u shpreh në mesazhin e tij kryeministri izraelit Netanyau.
 
“Kjo ishte përgjigja e duhur, pas sulmit barbar me armë kimi që ndërmori regjimi sirian”, ishte mesazhi i kryeministres Britanike Theresa May.

Edhe ministri i jashtëm gjerman Gabriel e cilësoi sulmin të kuptueshëm. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti francez Holande i cili shtoi se duhej të vendoseshin sanksione pasi përdorimi i armëve kimike nuk kishte të sosur.(Lexo të plotë)

Kongresi amerikan miraton sulmet
Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm të udhëheqësve të dy partive në Kongresin amerikan.

“Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

“Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer. 

Tirana zyrtare: Bombat amerikane në Siri përgjigjet e fortë ndaj Assad
Shqipëria mbështet bombardimet amerikane në Siri. Kjo gjë është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

BE i informuar për sulmin e SHBA
“BE ishte informuar rreth mundësisë se SHBA do të reagonte në Siri, më pas vjen sulmi konkret i urdhëruar nga presidenti Trump”, u shpreh një zëdhënës i Përfaqësuese së Politikave të Jashtme në BE Mogherini duke theksuar se dipomatja është në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare të BE por edhe me SHBA dhe OKB-në.

 Redaksia Online
(d.b/B.K- Er.K/e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane