Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish. Shtetet e Bashkuara sulmuan gjatë orëve të para të mëngjesit Iranin jugor, një vend lëshimit të raketave dhe anijet që dyshohet se po përpiqeshin të vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas deklaratës së komandës ushtarake amerikane, operacionet u kryen në kontekstin e “vetëmbrojtjes” që synonin mbrojtjen e forcave amerikane nga kërcënimet që u atribuohen forcave të armatosura iraniane.

“Objektivat përfshinin një vend lëshimi raketash dhe anije iraniane që përpiqeshin të vendosnin mina. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë trupat”, tha zëdhënësi i Centcom, Timothy Hawkins.

Mediat iraniane raportuan se katër anëtarë të Gardës Revolucionare u vranë në sulmet ajrore amerikane në rajonin Bandar Abbas në Iranin jugor. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Teherani për këto raportime.

Ndërkohë Presdienti Donald Trump ka deklaruar se Uraniumi i pasuruar do t'i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara.

"Uraniumi i pasuruar (pluhuri bërthamor!) do t'i dorëzohet menjëherë Shteteve të Bashkuara për t'u sjellë në shtëpi dhe për t'u shkatërruar, ose, mundësisht, në bashkëpunim dhe koordinim me Republikën Islamike të Iranit, për t'u shkatërruar në një vend tjetër në bashkëpunim, me Komisionin e Energjisë Atomike, ose ekuivalentin e tij, dëshmitar të këtij procesi dhe ngjarjeje", tha Trump.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Teherani: Kemi ndërmarrë ‘hapat e parë’ drejt rivendosjes së internetit

1779812962_yifii.JPG

Irani ka njoftuar "hapat e parë" drejt rivendosjes së aksesit në internet pas një ndërprerjeje pothuajse totale që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.

"Hapi i parë drejt aksesit të lirë dhe të rregulluar në hapësirën kibernetike është ndërmarrë", tha zëvendëspresidenti Mohammad Reza Aref në një mesazh të postuar në rrjetin social ‘X’, duke shtuar se kjo masë do të "përmbushë kërkesat iraniane".

Firma e monitorimit të sigurisë kibernetike NetBlocks kishte raportuar më parë se autoritetet iraniane kishin rivendosur "pjesërisht" aksesin në internet.

Ora 09:57
Garda Revolucionare Islamike rrëzon dronin amerikan, qëllojnë edhe avionin luftarak F-35

Garda Revolucionare Islamike (IRCG) njoftoi se ka rrëzuar një dron amerikan dhe ka qëlluar avionin luftarak F-35 që kishte hyrë në hapësirën ajrore iraniane.

Në deklaratë, Garda Revolucionare Islamike shpjegoi se kishte rrëzuar një dron MQ-9. Më pas, hapën zjarr mbi një dron RQ-4 dhe një avion luftarak F-35, "duke i detyruar ata të largoheshin".

 "Çdo shkelje e armëpushimit nga ushtria amerikane do të çojë në një përgjigje reciproke të konsideruar legjitime dhe të sigurt", thuhet në deklaratë.

Ora 07:55
Presidenti Pezeshkian urdhëron rivendosjen e lidhjes së internetit në Iran

1779615891_masoudpezeshkian.jpg

Foto: Masoud Pezeshkian

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka urdhëruar rivendosjen e lidhjes së internetit në vend, raportoi agjencia e lajmeve Fars, duke cituar Ministrinë e Komunikimeve.

"Rezoluta për rivendosjen e aksesit në internet u publikua nga Presidenti i Iranit për Ministrinë e Komunikimeve", thuhet në deklaratë.

Vendimi vjen pas muajsh kufizimesh. Protestat shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit 2025 për shkak të zhvlerësimit të monedhës kombëtare, të cilat më vonë degraduan në trazira në vend.