SHBA, sulmi në Florida, FBI: Nuk
kemi përjashtuar terrorizmin

SHBA, sulmi në Florida, FBI: Nuk<br />kemi përjashtuar terrorizmin
Pesë persona kanë humbur jetën në aeroportin e Floridës në SHBA prej një sulm me armë, ndërkohë FBI ka deklaruar se nuk është përjashtuar mundësia që sulmi të ketë qenë një sulm terrorist.

“Ne nuk kemi përjashtuar mundësinë që sulmi mund të ketë qenë një sulm terrorist, hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar motivet e këtij akti”,  është shprehur George L Pirlo, një përfaqësues i zyrës së FBI-së në Majami.

Ndërkohë, George L Pirlo, ka zbuluar se autori i ngjarjes ka qenë një person i njohur për FBI-në pasi, në muajin nëntor, ai është marrë në pyetje nga agjent të FBI-së, e cila ia dorëzoi policisë lokale, ku më vonë u dërgua për një vlerësim të gjendjes së tij mendore.

Autori i sulmit është identifikuar si Esteban Santiago dhe mësohet se është një ish veteran i ushtrisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf