SHBA/ Sulmi në shkollë ishte paralajmëruar, kërcënimet që autori 14-vjeçar bënte një vit më parë

Autori i dyshuar i vrasjes së katër personave në shkollën e tij të mesme në Georgia, u mor në pyetje një vit më parë nga policia, lidhur me disa kërcënime anonime në internet.

Në maj të 2023, 14-vjeçari Colt Grey, mohoi në polici se ai qëndronte pas postimeve në internet që përmbanin imazhe të armëve, duke paralajmëruar për të shtënat në shkollë, ndërsa zyrtarët “paralajmëruan shkollat ​​lokale për monitorimin e vazhdueshëm të situatës”.

“Në atë kohë, nuk kishte asnjë arsye të mundshme për një arrestim apo për të ndërmarrë ndonjë veprim shtesë të zbatimit të ligjit në nivel lokal, shtetëror apo federal”, thotë FBI në një deklaratë.

Por të mërkurën (4 shtator), i dyshuari hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në qytetin e Winder, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 9 të tjerë u plagosën.

Pas ngjarjes tragjike i mituri u arrestua menjëherë nga autoritetet.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen