SHBA, sulmohet statuja e Presidentit Xhekson! Trump: Dhjetë vjet burg për ata që vandalizojnë monumentet (FOTO)

SHBA, sulmohet statuja e Presidentit Xhekson! Trump: Dhjetë vjet burg për ata që vandalizojnë monumentet (FOTO)

Natën e mbrëmshme rreth 300 protestues të mbledhur përpara Shtëpise së Bardhë, u përpoqën të rrëzonin statujën e idhullit të Trump, presidentit amerikan Andrew Jackson, i akuzuar nga grupe të caktuara si përgjegjës për të ashtuquajturin 'shteg lotësh' (dëbimi i detyruar i amerikanëve vendas nga trojet e tyre).

Protestuesit arritën të lidhin statujën më disa litarë me qëllim për ta rrëzuar por ndërhyrja e policisë, e cila përdori ndaj tyre sprait piperi, shmangu vandalizimin.

Statuja Jackson ndodhet në Sheshin Lafayette, afër ndërtesës presidenciale. Ajo është një nga objektivat e zemërimit të protestuesit që kanë pushtuar prej rreth dy javësh rrugët amerikane për të protestuar kundër vdekjes së afrikano amerikanit George Floyd më 25 maj, vrarë nga një polic I bardhë.

Shumë statuja të tjera të shpërndara nëpër Shtetet e Bashkuara tashmë janë shënjestruar dhe vandalizuar.

Presidenti Trump tha se ai "autorizoi qeverinë federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër federale në Shtetet e Bashkuara dhe burgimin e shkaktarëve me deri dhjetë vite burg”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Republika: 23/06/2020 14:12

    Revolucion kulturor si ne Kine. Komunistet po perpiqen te bejne te njejten gje ne USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut