SHBA sulmon Shtetin Islamik,vdes
një lider lokal i ISIS

SHBA sulmon Shtetin Islamik,vdes<br />një lider lokal i ISIS
Një lider lokal i grupit ekstremist të Shtetit Islamik dhe disa komandantë të tij janë vrarë nga një sulm ajror amerikan.

Sulmi u bë para tri ditësh, vrau Abdul Rahman, i cili ishte identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë.

Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar.

“Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K”, tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë