Mediu në 'Pa Protokoll': Ja pse Basha anuloi vizitën në SHBA! Rusia dhe Kina agresive në Ballkan! (VIDEO)

TIRANE-Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv deklaroi se përpos Rusisë që tenton të penetrojë në Ballkan dhe Shqipëri, edhe Kina ka qenë agresive në financime, sidomos në sektorin e teknologjive.

"Rusia është shumë agresive drejt Ballkanit, duke mos ecur më me raporte tradicionale, por me një orientim krejtësisht anti-NATO. Ka pasur edhe ka tendenca për të hyrë në ekonominë tonë. Ka një raport problematik të një strukture që konsiderohet emergjence prezence në Nish.

Edhe Kina ka qenë agresive në financime, sidomos në sektorin e teknologjive. Ne duke qenë vend anëtar i NATO-s lidhen me këtë dhe duhet të kemi parasysh që strategjia e sigurisë dhe investimeve që kryejnë është thelbësore. Nëse Rusia është kundër anëtarësimit në NATO, Kina ka qenë më soft duke i futur në një qerfull borxhesh" tha ai.

Pak ditë më parë u lakua në disa media pranë opozitës se Basha do të zhvillonte një vizitë në SHBA, por që nuk u realizua. Mediu shpjegoi se përse Basha e anuloi vizitën në Amerikë. "Unë kam qenë një nga ata që i kam thënë Bashës se nuk është koha për të shkuar, pasi sa ishte vendimi i BE-së. Kjo është një cështje e rëndësishme për Bashën, PD, etj.

Por ka disa prioritete, pas vendimit të BE-së, ajo ishte planifikuar me kohë për të bërë vizitën, por kur ka një vendim për vendin tënd, axhenda jote është sekondare, nëse nuk është imediate me atë që është për të diskutuar. Ia kam thënë Bashës, imediate është qasja për ato që janë kërkesat e SHBA dhe BE-së, ia kam thënë Bashë dhe kemi rëndë dakord" tha ai. Përsa i përket reformës zgjedhore, Mediu tha se nuk duhet të ketë dy komisione, por të punohet në një draft të vetëm. 

Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, eksperti Adrian Shtuni tha se kriza politike dhe mungesa e hapjes së negociatave “çojnë ujë në mullirin” e Rusisë dhe Kinës. "Siguria nuk është vetëm mbrojtja, Shqipëria po kalon një fazë krize politike që kërkon zgjedhje, edhe ambasadorja e re e ngriti cështjen, është një nga shqetësimet kryesore sepse një partner që nuk është i fortë nuk është i besueshëm që mund të ndihmojë.

Jo vetëm Shqipëria si vend, por në kuadrin e Ballkanit si pjesë e Europës dhe NATO-s. Tani mendoj që kemi edhe kriza të tjera në Ballkan, Bosnja nuk ka një qeveri, mos hapja e negociatave, që nuk është element pozitiv, janë elementë kompleks që e  kanë bërë akoma më të nevojshme të pjesëmarrjes së SHBA-së".

Eksperti u ndal edhe te shqiptarët që kanë ikur në Siri dhe Irak dhe arsyet që i kanë dërguar të marrin këtë vendim. "Problemi është shumë kompleks e gjeti Ballkanin dhe Shqipërinë të papërgatitur nga vendet e lindjes së Mesme, nuk ka qenë aksidental.

Luftëtarët e huaj janë pjesa e dukshme, problemi i ka rrënjët e thella dhe nuk është i lidhur me faktorët ekonomikë apo shkollimit, por kemi një luftë ideologjikë, që ka bërë mjaft dëm, janë 670 shqiptarë nga trojet shqiptare që kanë shkuar dhe luftojnë atje. Ka edhe shumë të tjerë që janë të arrestuar apo mbahen në burgje dhe nuk kanë marrë trajtim për riintegrimin në shoqëri" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dior: 02/11/2019 10:18

    Nuk ju do njeri juve o medi leshi as ne shqiperi as ne amerike....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës