ALABAMA- Të shtëna me armë zjarri në një kompleks universitar në Auburn të shtetit të Alabama-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia ka konfirmuar se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetuur të plagosur rëndë 2 të tjerë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes dhe policia ka zbuluar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij. Rezidencat e studenteve dhe ambjentet pranë shkollave apo universiteteve nq SHBA janë bërë në jo pak raste objekt sulmesh të individëve të armatosur. 
(eb/shqiptarja.com)