Raportohet për të shtëna me armë zjarri pranë një kishe në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Nga të dhënat e para mësohet se një person ka humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
 
Ngjarja sipas mediave amerikane ka ndodhur në  kishën “Chapel” në afërsi të qytetit të Nashvillës.
 
Forcat policore dhe shërbimi i ambulancës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar nga autoritetet lokale.
 
Policia ka thënë për mediat se një person është shoqëruar, ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com