SHBA, takimi në FMN, Ahmetaj:
Gati ndryshim i modelit ekonomik
Ministrat Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani dhe guvernatori, Ardian Fullani kanë zhvilluar një takim në Nju Jork me zv/ Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dr. Nemat Shafik.
TIRANË - Qeveria shqiptare është e gatshme të zgjidhë disa prej problemeve afatgjata të ekonomisë, duke ndryshuar modelin ekonomik. Deklarata është bërë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të bërë në Nju Jork me zv/ Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar Dr. Nemat Shafik.
Në këtë takim të pranishëm ishin dhe anëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar, si Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Gjatë takimit znj, Shafik, ka treguar shqetësim për gjendjen aktuale të financave publike në Shqipëri si edhe për borxhin. Sipas saj, “qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të ndryshuar gjëndjen aktuale në favor të Shqipërisë”. Ajo ka shprehur interesin e FMN-së për t’iu përgjigjur sa më parë cdo kërkese të qeverisë shqiptare për të adresuar problematikat e krizës.
Ministri Ahmetaj ka theksuar se, “qeveria është e gatshme të zgjidhë disa nga problemet më afatgjata të ekonomisë shqiptare, duke ndryshuar në thelb modelin ekonomik të vendit, nga një model rritjeje bazuar tek borxhi, në një model rritjeje bazuar mbi prodhimin lokal dhe investimet nga sektori privat. FMN ka theksuar mbështetjen për nismat e qeverisë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar për ta nxjerrë Shqiperinë nga kjo gjëndje”.
Ministri Ahmetaj dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani kanë treguar për paketën e masave që synon të marrë në mënyrë të menjëhershme qeveria “Rama”. Kjo paketë masash e cila është përgatitur edhe me ndihmën e FMN-së dhe Bankës Botërore, si edhe pas konsultimeve me grupet e interesit, synon të zgjidhë problemet më imediate ekonomike dhe të financave publike.
Sipas ministrit Ahmetaj, me të gjithë hapat që do të merren më anë të buxhetit të vitit të ardhshëm synohet të arrihet reduktimi i borxhit publik nga 72% në nivelet pranë kufirit 60% deri në vitin 2018, duke kthyer ritmet e larta të rritjes ekonomike.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
30.3%
-
Jo
63.6%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 33
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është manipuluese natyra njerëzore?
28 Nëntor, 09:24
-
Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani
28 Nëntor, 09:22
-
Trump: Mora garancinë nga presidentja e Meksikës se do ndalojë emigracionin e paligjshëm në kufi! Sheinbaum përgënjeshtron: Nuk kemi qëllim mbylljen e kufijve
28 Nëntor, 09:13
-
Kosovë/ Mësuesi akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar, përjashtoi nga ora nxënësen që mbante plis
28 Nëntor, 09:13
-
28 Nëntor/ 69-vjetori i komandantit legjendar Adem Jashari
28 Nëntor, 09:12
-
Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë
28 Nëntor, 08:54
-
Meta nga burgu: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit! Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj
28 Nëntor, 08:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim
28 Nëntor, 08:47
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit
28 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit
28 Nëntor, 08:36
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16