“Përvojat e mëparshme kanë treguar se shtimi i trupave në Afganistan nuk do të ketë rezultat tjetër, përveç shkatërrimit të mëtejmë të ushtrisë amerikane dhe ekonomisë së saj”, është thënë në letrën që u është dërguar gazetarëve.
Letra e cila mban autorësinë e zëdhënësit të talebnëve ,Zabihullah Mujahid, thotë se tërheqja e trupave amerikane, do të sillte “fundin e një lufte të trashëguar”.
Gjithashtu në letër është kërkuar edhe rishikimi i strategjisë amerikane në Afganistan.
Aktualisht në Afganistan gjendjen në shërbim 8.400 trupa amerikane, pasi pjesa më e madhe e trupave të NATO-s nuk janë larguar që prej vitit 2014.
Mediat amerikane më herët kanë raportuat se Mattis kishte rekomanduar dërgimin e 4 mijë trupave të tjerë amerikan në Afganistan, por ende nuk është miratuar asgjë nga ana e Trump.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
