SHBA/ Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur në një festë ditëlindjeje

SHBA/ Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur në një festë ditëlindjeje

Foto ilustruese

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e së shtunës gjatë një feste ditëlindje të mbushur me njerëz në një qytet të vogël rural në Alabama, ku të paktën 6 adoleshentë kanë mbetur të vrarë ndërsa 20 të tjerë të plagosur. Hetuesit besojnë se ky krim ka ardhur si pasojë e ndonjë sherri, ndërsa po hetojnë rastin.

Të shtënat në Alabama ndodhën në të njëjtën ditë kur në një park në Louisville, Kentaki u qëllua në një turmë ku mbetën të vrarë dy persona dhe katër të tjerë u plagosën.  Pak ditë më parë pesë persona u vranë pasi një burrë hapi zjarr në bankën e Louisville ku ai punonte ndërsa tetë të tjerë u plagosën.

Sipas Arkivit të Dhunës me Armë, në SHBA ka patur 162 të shtëna masive në 15 javët e para të vitit 2023. Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë deri më tani këtë vit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi