Sipas policisë së Austin, një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të qytetit.
(Policia e Austin shkruan në Twitter për ngjarjen)
"Incident me armë në qendër të qytetit, ka viktima të shumta. Qëndroni larg nga qendra", thuhet në komunikatën e policisë së Austin.
Ndërkohë autori është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ndodhet në liri.
(Harta e qytetit Austin, Teksas, SHBA)
Një ditë më parë, në Austin humbën jetën 16 persona, pasi balona me të cilën ata udhëtonin mori flakë dhe u rrëzua. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa autoritetet amerikane po hetojnë në disa pista.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com