SHBA, të shtëna me armë në një
klub, 1 viktimë e 15 të plagosu

SHBA, të shtëna me armë në një<br />klub, 1 viktimë e 15 të plagosu
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një klub natë në Ohio.
 
Sipas shefit të policisë, Eliot Isaac shkak ka qenë një konflikt mes disa personave në klub. Isaac i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se sulmi kishte lidhje me terrorizmin.
 
Sipas tij, pavarësisht kontrollit në hyrje të klubit, disa persona kanë hyrë të armatosur dhe pas konfliktit ata kanë qëlluar më armë në klub dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
 
Mosbashkëpunimi i dëshmitarëve me policinë e bën më të vështirë zbulimin e autorëve. Raportohet se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.
 
Edhe më herët, në këtë klub janë regjistruar të shtëna me armë në mbrëmjen e Vitit të Ri 2015. Ndërkohë që ngjarja vjen një vit më vonë pas sulmit që u mori jetën 49 personave në një klub nate të frekuentuar nga homoseksualët. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë