Një person ka hapur zjarr në mjediset e një shkolle në një qytezë pranë Uashingtonit, duke lënë për pasojë të vdekur një nxënës e plagosur tre të tjerë.

Mediat amerikane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kolegj në Rokford, në jug të Spokejnit.

Ndërkaq, tre fëmijët e lënduar janë nisur menjëherë drejt spitalit dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se kanë arritur të ndalojnë autorin e sulmit të armatosur, i cili ndodhet nën arrest. Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet me dije.

Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com