SHBA, të shtëna në universitet, 3
të vdekur, agresori vritet nga policët

SHBA, të shtëna në universitet, 3<br />të vdekur, agresori vritet nga policët
COLLEGE STATION - Një tjetër person që hap zjarr si i çmendur, në Shtetet e Bashkuara. Ka ndodhur pranë Universitetit “Texas A&M”, në qytezën e College Station, rreth 145 km në veri-perëndim të Houston.

Rreth orës 12:30 (19:45 në Shqipëri), autori hapi zjarr nga një dritare, duke vrarë një agjent që ndërhyri për ta ndaluar dhe një civil. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, edhe agresori mbeti i vrarë. Polici quhet Brian Bachman, 41 vjeç, zv/sherif i kontest së Brazos që nga viti 1993.

Mediat vendase bënë të ditur se gjithashtu kanë mbetur të plagosur të paktën pesë persona, mes të cilëve edhe një tjetër polic dhe një grua. Kushtet shëndetësore të tyre nuk janë të qarta.

Universiteti në fjalë lëshoi menjëherë alarmin duke lajmëruar se një njeri i armatosur kishte hapur zjarr pranë stadiumit të universitetit ndërsa ftoi studentët edhe që të “vazhdoni të evitoni zonën”.

Incidenti, i ndihmuar nga përhapja e tepërt e armëve në SHBA, vjen 23 ditë pas tragjedisë në kinemanë e Aurora-s, në Colorado, ku një i ri i armatosur me dy pistoleta dhe dy automatikë vrau 12 persona dhe plagosi 58 të tjera, si dhe 8 ditë pas masakrës në tempullin Sikh në Oack Creek të Wisconsin, ku një burrë vrau 6 besimtarë para se t’i hiqte jetën vetes.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)