SHBA: Teherani ka dërguar personel ushtarak në Krime t'u mësojnë rusëve si t'i përdorin dronët iranianë
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova se trupat iraniane janë “angazhuar drejtpërdrejt në terren” në Krime, duke mbështetur sulmet e Rusisë me dron ndaj infrastrukturës dhe popullatës civile në Ukrainë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një "numër relativisht të vogël" personeli ushtarak në Krime, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Në 2014, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar Rusia aneksoi Krimenë, një territor i Ukrainës.
“Informacioni që kemi është se iranianët kanë dislokuar në Krime personel që u mëson rusëve si t'i përdorin (dronët)e për të garantuar mbështetje teknike, por janë (trupat) ruse ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha zoti Kirby.
SHBA-të zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte dronë iranianë, gjë që Teherani e ka hedhur poshtë.
Zyrtarët amerikanë besojnë se Teherani mund të ketë dislokuar personel ushtarak për të ndihmuar rusët, pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive që kanë trupat ruse në përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Sipas gjetjeve të zbulimit amerikan rusët u përballën me probleme teknike në përdorimin e dronëve iranianë, menjëherë pas dorëzimit të tyre në gusht.
Këto zhvillimeve, që tregojnë përfshirjen e Iranit në luftën e Moskës në Ukrainë, duke ofruar ndihmë teknike për trupat ruse, vijnë në momente të ndjeshme për Teheranit, ndërsa vendi është përfshirë nga protestat mbi vjekjen në paraburgim të një vajze 22 vjeçare. Administrata amerikane i ka vendosur sanksione të reja Iranit lidhur me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 1669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
NBA/ Cleveland pa rivalë në parket, përmbysje ëndrrash nga Maverics! Lakers i ndal zjarri
10 Janar, 14:46
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Joe Biden miraton fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kaliforni
10 Janar, 10:06
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38