Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara ndodhet në mesin e një vale të madhe të nxehti.
Temperaturat tashmë kanë arritur nivele të larta në verilindje dhe në pjesën veriqëndrore të vendit ku gjatë fundjavës, temperaturat arritën në shifra deri 43.3 gradë.
Meteorologët thanë se për një kohë të shkurtër, do të ndihet po aq e nxehtë në Uashington sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.
Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, zgjidhja që kanë gjetur autoritetet vendore të zonave me të prekura janë qendrat e ftohjes.
“Në njërën prej tyre, në Brooklyn, sistemi ftohës me ventilatorë të fuqishëm i kthente këto ambiente të freskëta, si një oaz kënaqësie në mesin e temperaturave 39 gradë Celsius.
Mjaft të moshuar kanë gjetur “parajsën” në këto ambjente.
Sipas “Reuters”, shumë nga mosha e tretë, hyjnë në qëndrat e ftohjes që në 9:00, të mëngjesit e deri pasdite, kur qendra mbyllet në orën 17:00
Rreth 50 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike në Nju Jork, mes valës rekord të së nxehtit.
Shumë qytetarë e kaluan natën në automjetet e tyre, ku mund të shfrytëzonin ajrin e kondicionuar.
Autoritetet njoftuan se po bëjnë riparimet e nevojshme në sistemet e mbingarkuara elektrike.
Temperaturat rekord mbi 43 gradë Celsius kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 6 vetëve.
Vala e të nxehtit që ka munduar gati një të tretën e popullatës së SHBA-së këto ditët e fundit, pritet të thyhet gjatë ditës së hënë me një shpërthim stuhish e reshjesh freskuese shiu, pasojë e një fronti të ftohtë siç thotë shërbimi meteorologjik kombëtar atje.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 754
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
31 Mars, 09:54
-
Musk akuzohet se po ndikon në Gjykatën Supreme, miliarderi shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit në prag të zgjedhjeve në gjyqësor (VIDEO)
31 Mars, 09:34
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
31 Mars, 08:35
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
30 Mars, 20:57
-
Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë
30 Mars, 20:53
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31