Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO. Arsyet e këtij vendimi lidhen me qëndrimet e vazhdueshme të kësaj organizate kundër Izraelit. Ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cili i ka komunikuar tërheqjen Drejtores së Përgjithshëm të UNESCO-s, Irina Bokovina e cila nga ana e saj shprehu keqardhje për këtë vendim të SHBA-ve.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se Uashingtoni do të zëvendësojë përfaqësimin e tij aktual në UNESCO me një "mision vëzhguesish".
/Shqiptarja.com
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se Uashingtoni do të zëvendësojë përfaqësimin e tij aktual në UNESCO me një "mision vëzhguesish".
Shkak Jeruzalemi
Vendimi i Uashingtonit për t'u larguar nga UNESCO është ndikuar nga disa qëndrime të fundit të UNESCO-s kundër Izraelit. Sipas Uashingtonit, në korrik UNESCO propozoi një rezolutë në OKB që mohonte sovranitetin e Izraelit mbi qytetin e vjetër të Jeruzalemit dhe Jeruzalemin Lindor. Në një samit të mbajtur në Krakov, UNESCO kishte deklaruar se Izraeli ishte një "pushtues", ndërsa Jeruzalemi cilësohej "tokë palestineze".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com



