WASHINGTON- Sekretarja e Departamentit Amerikan për Siguri të Brendshme, Janet Napolitano, e cila ishte në këtë post prej vitit 2008, thotë se do të tërhiqet.
Zonja Napolitano tha sot se e ka pranuar ofertën për të punuar si presidente e Universitetit të Kalifornisë dhe do të largohet nga Departamenti i Sigurise se Brendshme, që ishte krijuar në përgjigjje të sulmeve terroriste më 11 Shtator 2001.
Afro 240 mijë punonjësit e Departamentit të sigurisë së brendshme, kryesisht janë të fokusuar në çështjet e sigurisë së aviacionit, të kufirit dhe të Internetit.
Gjatë punës së saj, Napolitano ishte treguar mbështetëse e reformës imigruese dhe ka ndihmuar në përgatitjen e planit për lirim të përkohshëm nga deportimi të mijëra personave të rinjë, që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara ilegalisht si fëmijë dhe u mungonte statusi juridik.
Presidenti Barack Obama e ka falënderuar zonjën Napolitano për shërbimin e saj, duke thënë se “populli amerikan është më i sigurt duke e falënderuar udhëheqjen e saj”.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com