SHBA tërhoqi diplomatët
Kuba: S’ka asnjë sulm ndaj tyre

SHBA tërhoqi diplomatët<br />Kuba: S’ka asnjë sulm ndaj tyre<br>
Kuba ka deklaruar se nuk është ndërmarrë asnjë sulm sonik kundër stafit të ambasadës Amerikanë në Havana si dhe ka hedhur akuza për një manipulim politik i cili kërkon të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri i jashtëm kuban, Bruno Rodrigues i ka quajtur akuzat për sulmin sonik ndaj ambasadës amerikane false. Si pasojë e këtij sulmi, SHBA- ja tërhoqi një pjesë të madhe të personelit të saj, për shkak të probleme shëndetësore që kishin shfaqur pas sulmit të pretenduar.

Ende nuk është vërtetuar se ka patur një sulm sonik ndaj stafit të ambasadës amerikane në Havana, ndërkohë që Washingtoni nuk ka fajësuar Kubën për këtë sulm të pretenduar të cilin qeveria kubane e ka mohuar edhe më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë larguar 15 diplomat kuban duke dhënë si arsye të kësaj lëvizjeje dështimin që Havana pati në mbrojtjen e punonjësve të ambasadës amerikane.

Duke folur në një takim me shtetas të Kubës të cilët jetojnë në SHBA, ministri i Jashtëm Rodrrugues u shpreh se këto akuza kanë shkaktuar një dëm të madh në marrëdhëniet midis qeverive si dhe dy shteteve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim