SHBA teston avionin 6 herë
më të shpejtë se zëri

SHBA teston avionin 6 herë<br />më të shpejtë se zëri
NJU JORK- Ushtria amerikane po kryen testet për një avion pa pilot i cili parashikohet se do të jetë 6 herë më i shpejtë sesa zëri.

Projekti eksperimental WaveRider do të lëshohet nga krahu i një bombarduesi B-52 në një lartësi prej rreth 15.000 metra. Gjatë provës, do të përdoret një raketë shtytëse dhe një motor avioni në formë rakete për të rritur shpejtësinë në më shumë se 6 mijë e 900 kilometra në orë. WaveRider mund të arrijë një lartësi prej 21.000 metra gjatë 5 minutave të para të fluturimit, dhe më pas do të bjerë në oqean.

Pentagoni thotë se nuk ka plane për ta tërhequr aeroplanin nga thellësia e oqeanit. Një zëdhënës i forcave ushtarake amerikane njoftoi për median se rezultatet e testimit do të bëhen të ditura në orët e vona të së mërkurës. Eksperimentimi i një avioni të tillë shihet si një mundësi për forcimin e fuqisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në perspektivë, një teknologji e tillë mund të zbatohet edhe në fluturimet e avionëve të transportit duke e bërë distancën mes Londrës dhe Nju Jorkut të kapshme për më pak se një orë. Në vitin 2010, ushtria amerikane kreu një test të ngjashëm ndërsa avioni eksperimental mundi të shkonte deri në shpejtësinë pesë fish krahasuar me atë të zërit por për shkak të një problemi teknik nuk mundi të arrinte tek maksimalja e synuar.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)