Një ndërprerës me bazë në tokë është nisur nga një bazë ajrore e Kalifornisë dhe ka rrëzuar një raketë balistike të simuluar, tha Agjencia për Mbrojtjen e Raketave (MDA).
Pentagoni tha se testimi ishte planifikuar për një kohë më të vonë, por ndodhi në tani për shkak të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut.
Testi vjen pasi Pheniani gjuajti raketën e nëntë gjatë këtij viti.
Drejtori i MDA, Zëvendës Adm Jim Syring, e quajti testin një "moment historik".
"Ky sistem është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e atdheut tonë dhe ky test tregon se ne kemi një pengesë të aftë dhe të besueshme kundër një kërcënimi shumë real", tha ai të martën.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com