Një raketë e paarmatosur, e aftë për të dërguar një bombë bërthamore në çdo cep të botës, u lëshua të mërkurën nga Kalifornia, mes tensioneve në rritje midis SHBA dhe Koresë së Veriut.

Raketa balistike “Minuteman 3” u lëshua nga baza ajrore Vandenberg dhe përfundoi rreth 8 mijë kilometra larg, në Atolin Këajalein të Oqeanit Paqësor. Planifikimi i provës zgjati 10 muaj. Të paktën kështu bën me dije Zëri i Amerikës.

SHBA kanë rreth 450 raketa të tilla.

Pikërisht testimi i raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut dhe kërcënimi që ato paraqesin  janë shndërruar në 'mollë sherri' mes SHBA dhe Penianit, ku mes të cilave nuk ndalet retorika e luftës dhe kërcënimet.