20 persona të tjerë janë gjetur në një gjendje të rëndë shëndetësore. Policia lokale ka konfirmuar se shoferi i kamionit është arrestuar, por nuk ka zbuluar se nga vinte mjeti me 38 persona në rimorkion e tij.
Për momentin pista kryesore që po hetohet është ajo e trafikimit të qenieve njerëzore, pasi qyteti i San Antonios është vetëm disa orë larg nga kufiri me Meksikën.
Shefi i policisë William McManus, gjatë një deklaratë për media, deklaroi se trupat e pajetë ishin zbuluar pas një telefonate që ishte bërë në polici nga punonjës të supermarketit.
Ndërkohë në videot nga kamerat e sigurisë të parkimit shihen disa makina të cilat kanë marrë disa prej personave në rimorkion e kamionit.
Nga të mbijetuarit, 20 prej tyre janë gjendje kritike dhe janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com