SHBA thirrje Bashkimit Europian që të liberalizojë vizat me Kosovën

SHBA thirrje Bashkimit Europian që të liberalizojë vizat me Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter rikujtoi se vendimi i Komisionit Evropian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara. Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kishin konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Por, çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së ku disa shtete të rëndësishme nuk janë pajtuar që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Edhe brenda institucioneve të BE-së është rritur presioni në drejtim të Këshillit të BE-së. Dhjetëra eurodeputetë përmes një letre kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra edhe presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën.

Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së.

Për ish-diplomatin gjerman, Wolfgang Ischinger, çështja e liberalizimit të vizave me Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit