SHBA,Tillerson i drejtohet Phenianit
"Nuk jemi armiku juaj, duam dialog"

Qeveria e SHBA nuk po kërkon ndryshim të regjimit në Korenë e Veriut, thotë sekretari i shtetit, në mes të tensioneve rreth programit të armëve të Phenianit.
 
"Ne nuk jemi armiku juaj", tha Rex Tillerson, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë dialog me Korenë e Veriut.
 
Ndërkohë, një senator republikan tha se Presidenti Trump e ka parë si opsion ti shpallte luftë  Koresë së Veriut.
 
"Ne nuk kërkojmë një ndryshim regjimi, nuk kërkojmë rënien e regjimit, nuk kërkojmë një ribashkim të përshpejtuar të gadishullit", u shpreh Tillerson.
 
"Ne nuk jemi armiku juaj, ne nuk jemi kërcënimi juaj, por ju paraqisni një kërcënim të papranueshëm për ne dhe ne duhet t'i përgjigjemi", ka vazhduar deklarata e sekretarit të shtetit.
 
Dekalarata e Tillerson vjen pas testit të fundit të rakete ndërkontinentale (ICBM), nga Koreja e Veriut, të premten e kaluar, e cila e festua nga diktatori Kim Jong.
 
Koreja e Veriut ka deklaruar pak javë më parë se nëse SHBA-të tentojnë të rrëzojnë Kim Jong, Pheniani do të përgjigjet me sulme bërthamore mbi SHBA-të.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit