SHBA, Tillerson: Me Rusinë
ndoshta nuk do të jemi kurrë miq

SHBA, Tillerson: Me Rusinë<br />ndoshta nuk do të jemi kurrë miq
Ish CEO i “ExxonMobile”, Rex Tillerson, i cili është emëruar si Sekretari amerikan i Shtetit për kabinetin e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se ndoshta miqësia mes Rusisë dhe Amerikës nuk do të ekzistojë kurrë.

“Ndoshta ne nuk mund të jemi kurrë miq”, është shprehur ai në senati gjatë seancës të konfirmimit të tij si kreu i diplomacisë amerikane përpara Komisionit të Punëve të Jashtme.

Tillerson shtoi se Aleatët e SHBA-së dhe NATO, kanë patur të drejtë për tu shqetësuar nga rikthimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Ai gjithashtu ka deklaruar se sistemet e vlerave mes Rusisë dhe Washingtonit janë qartësisht  të ndryshme.

Tillerson, ka drejtuar kompaninë gjigande të tregtimit të naftës dhe gazit, “Exxinmobile”,  në Rusi, ku gjatë kohës që drejtonte këtë kompani ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin rus, Vladimir Putn.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin