SHBA,Tillerson: Mund të mbyllim
ambasadën tonë në Kubë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë mundësinë e mbylljes së ambasadës në Kubë, pas një sërë “sulmesh ndaj shëndetit” të amerikanëve diplomatë që gjenden atje.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë mundësinë e mbylljes së ambasadës në Kubë, pas një sërë “sulmesh ndaj shëndetit” të amerikanëve diplomatë që gjenden atje.
Sekretari Tillerson i tha kanalit CBS se “po e shqyrtojmë këtë çështje tepër serioze për dëmet shëndetësore që kanë pësuar disa individë”.
Të paktën 21 amerikanë kanë pësuar incidente që sipas Departamentit të Shtetit kanë shkaktuar një sërë simptomash, ndër të tjera humbje të dëgjimit, dëmtime në tru, dhimbje koke, zhurmë në veshë, dhe madje edhe probleme me përqëndrimin dhe kujtesën për fjalë të komunikimit të përditshëm.
Sipas Agjensisë Associated Press, megjithëse hetuesit kanë eksploruar mundësinë e valëve sonike ose të një arme të llojit elektromagnetik, nuk është identifikuar ende ndonjë paisje.
Ligjvënësit amerikanë janë të alarmuar prej këtyre incidenteve. Të premten, pesë senatorë republikanë i dërguan një letër Sekretarit Tillerson, ku i bëjnë thirrje për mbylljen e ambasadës në Havana, si dhe dëbimin e të gjithë diplomatëve kubanë nga Shtetet e Bashkuara.
Ish-Presidenti Barack Obama rivendosi marrëdhëniet me Kubën dy vite më parë, një lëvizje që është kritikuar nga pasardhësi, Presidenti Donald Trump./ Zëri i Amerikës
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
33.4%
Vota total: 1301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!
27 Korrik, 21:20
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09