SHBA, Tillerson për sulmin në Siri
Përgjigje serioze për çështje serioze

SHBA, Tillerson për sulmin në Siri<br />Përgjigje serioze për çështje serioze
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka thënë për mediat se SHBA është duke shqyrtuar përgjigjen e duhur për sulmin kimik në siri ku humbën jetën mbi 70 civilë.
 
Washinngton Post, shkruan se administrata e presidentit Trump është duke shqyrtuar mundësinë e një sulmi ushtarak mbi bazat ajrore të forcave siriane, por kjo gjë komplikohet për shkak të pranisë së trupave ruse të ndodhura atje ne fushatën kundër ISIS.
 
Presidenti Trump i pyetur në lidhje me sulmin kimik dhe nëse Bashar al Asad duhet të largohet është shprehur se, "ajo që ndodhi në Siri është një “turp për njerëzimin”, ai është atje dhe mendoj se ai është në drejtim të gjërave, prandaj diçka duhet të ndodhë."
 
Gjithashtu presidenti Trump ka thënë se mund të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, për situatën në Siri. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane