Administrata Trump humbet një tjetër zyrtar.

Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Mike Dubke ka dhënë dorëheqjen, vetëm 3 muaj pas marrjes në punë nga presidenti Donald Trump.

Ai u shpreh se largohet nga detyra për arsye personale.

Por mediat raportojnë se Trump ka qenë i pakënaqur me reagimin e Shtëpisë së Bardhë në mesin e hetimeve të Kongresit dhe FBI-së, mbi lidhjet e përfolura të disa zyrtarëve të tij të fushatës me Moskën.

Vendin e tij për momentin do ta marr zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com