SHBA, tragjedi ne Oakland
sulm në Universitet, 7 të vdeku

SHBA, tragjedi ne Oakland<br />sulm në Universitet, 7 të vdeku
OAKLAND- Një person ka hapur zjarr brenda në një klasë të një universitet të vogël të krishterë në shtetin perëndimor të Kalifornisë, duke shkaktuar 7 të vdekur e 3 të plagosur. Tragjedia ndodhi në Universitetin Oikos në Oakland. Policia kaliforniane thotë se arrestoi vrasësin, pas një ndjekje të shkurtër në Alameda, pak km larg Universitetit ku ndodhi tragjedia. Raportohet se sulmuesi është një ish student i këtij universiteti me shtetësi aziatike që jetonte Oakland.
VRASJA
Rreth orës 10. 23 minuta, me orën lokale, 40 vjecari One L. Goh, i veshur me tuta hapi zjarr brenda në një klasë të kursit të infermierisë. Pasi ka shtënë 20 plumba është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Zëdhënësja e policisë së Oakland, Johnna Watson konfirmoi se identikiti i personit është ai i një koreani. “ Mund të konfirmoj se kemi arrestuar një person, i cili dyshohet se është përgjegjësi i sulmit”.
Duke iu referuar dëshmisë së një gruaje të plagosur tha se “autori po ndiqte leksionin në klasë. Në një moment është ngritur dhe ka goditur në gjoks një person më pas ka qëlluar si i çmendur në dhomë. Dëshmitarja tha se ai dukej si i çmendur por që askush nuk mund të imagjinonte se do të shkonte gjer aty me veprimet e tij.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri