Një ngjarje e rëndë ka prekur shtetin e Wisconsin-it në orët e para të ditës në një tempull të besimit indian. Sipas CNN rreth orës 10:30 me orën lokale të Wisconsin-it një agresor është futur brenda në tempull dhe ka qëlluar me armë në drejtim të besimtarëve që ishin duke kryer ritet e lutjeve. Nga të shtënat fillimisht mësohet se kanë mbetur të vdekur katër persona dhe 20 të plagosur.

Agresori mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, e cila mbërriti në vendngjarje menjëherë. Policia pas shumë përpjekjeve, u fut brenda në tempull, pasi dyshonte edhe për një tjetër agresor.

Ndërkaq, në komunikatën përfundimtare saktësoi se nga të shtënat kishin mbetur shtatë të vdekur dhe disa të plagosur. Sakaq u konfirmua se autori i ngjarjes ishte i vetëm. Ende nuk janë mësuar arsyet e ngjarjes.

(d.b/shqiptarja.com)