SHBA/ Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?

SHBA/ Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?

Donald Trump dhe Joe Biden

Donald Trump e kaloi ditën e tij të parë si president i zgjedhur, duke marrë telefonata urimi nga kundërshtarja e tij që humbi zgjedhjet, Kamala Harris, udhëheqës botërorë dhe Presidenti Joe Biden.

Tashmë ai ka nisur procesin për formimin e administratës së tij.

Që pas fjalimit drejtuar mbështetësve të tij në Florida gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës zoti Trump po mban një profil të ulët, duke qëndruar larg syrit të publikut.

Nënpresidentja Kamala Harris i telefonoi zotit Trump duke pranuar humbjen dhe uruar atë. Po kështu zoti Biden e ftoi zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë për një takim në Zyrën Ovale për t'u përgatitur për tranzicionin.

“Presidenti Trump mezi pret takimin që do të mbahet së shpejti, dhe e vlerëson shumë telefonatën”, tha drejtori i komunikimit i fushatës Trump, Steven Cheung.

Më vonë të mërkurën shefi i kabinetit të zotit Biden i kërkoi ekipit të zotit Trump të nënshkruante marrëveshjet federale të nevojshme për të filluar një process të rregullt të tranzicionit presidencial, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një burim në dijeni të çështjes lidhur me fushatën e zotit Trump tha se bisedimet mbi tranzicionit e pushtetit që do të ndodhë më 20 janar të vitit 2025, nuk kanë nisur ende seriozisht.

Ndërkohë presidenti i zgjedhur Trump ishte i zënë me biseda telefonike me udhëheqës vendas e ndërkombëtarë, donatorë si dhe mbështetës të rëndësishëm të tij.

Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit.

Jeff Zients, shefi i kabinetit të zotit Biden, kontaktoi me bashkëkryetarët e ekipit të tranzicionit të zotit Trump, Howard Lutnick dhe Linda McMahon, për të theksuar rëndësinë që luajnë marrëveshjet e nënshkruara me Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (një agjenci e pavarur që menaxhon dhe mbështet funksionimin bazë të agjencive federale), në fillim të një tranzicioni presidencial.

Vonesat pengojnë qeverinë federale që të nisë punën me trajtimin e çështjeve që lidhen me çertifikatat e sigurisë për të emëruarit e mundshëm në poste që lidhen me sigurisë kombëtare të administratës Trump, gjë që mund të kufizojë numrin e personelit të tij, që mund të ketë qasje tek informacionet e ndjeshme deri në ditën e inaugurimit.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ata nuk mund të kenë ende qasje tek objektet, dokumentet dhe personeli federal për t'u përgatitur për marrjen e detyrës.

Nënshkrimi i marrëveshjeve parashikohet nga ai që njihet si Akti i Tranzicionit Presidencial. Në to parashikohet që ekipi i presidentit të zgjedhur të pajtohet me një plan etik, si dhe të kufizojë e të bëjë publike donacionet private.

Zoti Lutnick dhe zonja McMahon lëshuan një deklaratë të mërkurën vonë në mbrëmje ku thuhej se zoti Trump do të zgjedhë personelin për administratën e tij në "ditët dhe javët në vijim", por nuk e trajtuan çështjen e marrëveshjeve me administratën Biden.

"Ndërsa ai (Donald Trump) zgjedh njerëzit më të mirë për t'iu bashkuar ekipit të tij dhe politikat më të mira për të zbatuar, ekipi i tij i tranzicionit do të sigurojë zbatimin e agjendës së arsyeshme të Presidentit Trump, duke filluar nga dita e parë", thanë ata.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur, ku i kishte shprehur atij angazhimin për të siguruar një tranzicion të qetë, ndërsa theksonte rëndësinë e përpjekjeve që duhen bërë për të bashkuar vendin.

Zoti Biden zhvilloi gjithashtu një bisedë me zonjës Harris ku e përshendeti lidhur me fushatën që zhvilloi.

Zoti Trump dhe zonja Harris zhvilluan një bisedë telefonike ku presidenti i zgjedhur "i njohu asaj forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen gjatë gjithë fushatës, dhe të dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e bashkimit të vendit", bëri të ditur zëdhënësi i zotit Trump, Steven Cheung./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar