NJU JORK - Tre adoleshentë janë transformuar në vrasës “për të luajtur” “kundër mërzisë”. Kjo ka ndodhur në Oklahoma, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku tre adoleshentë 15, 16 dhe 17 vjeç kanë qëlluar në shpinë një djalë australian, i cili ishte duke bërë vrap për të shkuar tek e dashura.  Ai u zgjodh si objektiv për të provuar pak zbavitje, informon policia.
 
Christopher Lane, 22 vjeç, nga Melbourne, u gjet i vdekur në rrugë në Duncan, tetëdhjetë kilometra nga Oklahoma City. Student dhe lojtar bejsbolli, djali ishte kthyer prej pak kohësh në ShBA nga Australia dhe gjendej në Duncan tek e fejuara.
 
Ndërsa vraponte afër shtëpisë së vajzës, ai është kryqëzuar me makinën, që në bord kishte tre djemtë, të cilët e vranë me të shtëna pistolete. Falë telekamerave të survejimit dhe telefonatës së një dëshmitari, policia ka gjetur makinën në parkimin e një kishe me tre adoleshentët ende në bord.
 
Chancey Allen Luna, 16 vjeç, autor i vrasjes dhe James Francis Edwards Jr., 15 vjeç do të gjykohen për vrasje të shkallës së parë dhe sipas mediave lokale rrezikojnë burgim të përjetshëm. Mbi të tretin, Michael Dewayne Jones, 17 vjeç, në timonin e makinës, peshojnë akuza më të lehta. 

lane
(Viktima, Christopher Lane, 22 vjeç, nga Melbourne bashkë me të fejuarën)

tre adoleshentet
(Në foto: Tre adoleshentët amerikanë vrasës)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)