SHBA, tre tornado godasin Luizianën
disa persona të plagosu

SHBA, tre tornado godasin Luizianën<br />disa persona të plagosu
SHBA-Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në SHBA, ka njoftuar se tre tornado kanë goditur gjatë ditës së sotme Luizianën jugore, duke shkaktuar plagosjen e disa personave dhe dëme të shumta materiale.

Disa persona janë raportuar të plagosur nga mediat lokale, ndërkohë që autoritetet janë shprehur se po punojnë për të konfirmuar një numër të saktë të të plagosurve.

Dëmet më të mëdha nga tornadot janë shkaktuar në Nju Orleans, ku shumë shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë nga stuhitë më shumë se 10 mijë shtëpi raportohen të jenë pa energji elektrike në Luizianën jugore.

tornado
(Shtëpi e shkatërruar plotësisht në Luiziana)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato